Shaqiri i pandalshëm, shënon dy gola në fitoren e Baselit

Skuadra e Baselit ka shënuar fitore ndaj Thun me rezultatin 3:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superligë.
Dy gola në këtë takim i shënoi Xherdan Shaqiri, shkruan Indeksonline
Shaqiri fillimisht shënoi në minutën e 24’të dhe më pas në minutat e fundit nga penalltia.

Sulmuesi anësor shqiptar, bëri asist edhe te goli i Ajetit në minutën e 41’të.
Me fitore, Baseli shkon në kuotën e 12 pikëve, kurse Thun mbetet në pozitën e parë me 13 pikë./Indeksonline/