75 Mall Live Search
20:18 / E Diele, 20 Qershor 2021 / A. A

Shaqiri, i pari që shënon gol në dy Evropian dhe Botëror rresht me Zvicrën

Xherdan Shaqiri shënoi dy gola në fitoren e Zvicrës 3-1 kundër Turqisë.

Mesfushori shqiptar ka arritur dy rekorde sot.

Ai u bë lojtari i parë i Zvicrës që shënoi gol në turnetë madhor Botërori 2014, Euro 2016, Botërori 2018 dhe Euro 2020.

Ndryshe, sot arriti në shifrën e 7 golave të shënuar në kampionate evropiane dhe botërore, më së shumti që ka shënuar ndonjë futbollist i Zvicrës.

/Indeksonline/