75 Mall Live Search
09:31 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shaqiri “krahë për krahë” me Messin e Ronaldon

Xherdan Shaqiri së bashku me Lionel Messin kanë qenë dy futbollistët më të përfolur të mbrëmjes.

Ylli shqiptar shkëlqeu në derbin e Anglisë kundër Manchester United ndërsa argjentinasi vulosi ndeshjen me Levanten.

Edhe Ronaldo ishte vendimtar në fitoren minimale të Juventusit kundër Torinos.

Të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë vendosur Shaqirin në krah me dyshen më të frikshme të futbollit në vitet e fundit. /IndeksOnline/