Shaqiri kthehet në skuadër për ndeshjen kundër Tottenham, Klopp i gëzuar

Ende nuk është konfirmuar mirëpo sipas të gjitha gjasave, futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri do të rikthehet në skuadrën e Liverpoolit, pas lëndimit.
Mediat angleze kanë raportuar që në ndeshjen kundër Tottenham, Klopp mund t’i ketë në bankën rezervë Xherdan Shaqirin dhe Joel Matip.
Rikthimi i dy futbollistëve është një lajm mjaftë i mirë për Klopp para kësaj ndeshje e cila do të jetë mjaftë sfiduese për skuadrën e tij.
Kurse për Mourinhon kjo do të jetë ndeshja e parë që nga viti 2018 kundër Liverpoolit, e i cili ndeshjen e fundit me këtë skuadër e kishte humbur./Indeksonline/.