75 Mall Live Search
20:33 / E Diele, 20 Qershor 2021 / A. A

Shaqiri: Luajtëm të bashkuar, i lumtur me fitoren por i dëshpëruar me…

Xherdan Shaqiri është prononcuar për BEin Sport pas fitores me Zvicrën 3-1 kundër Turqisë.

Mesfushori shqiptar kontribuoi me dy gola të bukur për t’i dhënë shpresë Zvicrës që të kualifikohet në fazën e eliminimit.

“Jam i kënaqur veçanërisht me golin e parë që e shënova me këmbën e djathtë, ishte teknikë e mi. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që ndihmova ekipin me dy golat e mirë. Reaguam mirë pas humbjes me Italinë dhe jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në përgjithësi”

“Luajtëm të bashkuar. Kjo ishte vendimtare sot, e dinim që do të krijonim shumë raste nëse luajmë si grup dhe kështu ndodhi”

“Jam paksa i zhgënjyer me golin që pranuam por edhe kundërshtarët kanë kualitet dhe mund të shënojnë në çdo moment. Ndoshta mund të shënonim edhe dy gola tjerë por e rëndësishme është që fituam” deklaroi Shaqiri.

Zvicra e mbylli fazën e grupeve në vendin e 3-të me 4 pikë, megjithatë ka mundësi të kualifikohet edhe nga ai pozicion.

/Indeksonline/