Shaqiri: Më mungon shumë familja, jam i lidhur ngushtë me të

Xherdan Shaqiri është lodhur nga pandemia Covid-19.
Kriteret e ashpëra të shtetit ku ai punon, Anglia, ia kanë pamundësuar të shoh familjen e ngushtë me muaj të tërë.
Mesfushori shqiptar i Liverpoolit thotë se jeta jashtë futbollistë është shumë e vështirë për një futbollistë në këto kushte.
“Unë nuk kam parë familjen time për pesë apo gjashtë muaj. Nuk është e lehtë sepse unë jam shumë afër saj” deklaroi Shaqiri për Blick, transmeton Indeksonline.
29 vjeçari ka folur edhe për formën jo të mirë që po kalon skuadra e tij në Premier Ligë.
Sipas Shaqirit mungesa e tifozëve në Anfield ka ndikuar që ekipet e vogla ta kenë më të lehtë misionin për të marrë pikë ndaj Liverpoolit.
/Indeksonline/