Shaqiri me shokë sonte e zhvillojnë ndeshjen e parë të play-offit në Champions League

Sonte zhvillohen edhe katër ndeshje tjera të play-offit të UEFA Champions League.
Në fokus është ndeshja mes Baselit dhe Copenhagenit, shkruan Indeksonline
Xherdan Shaqiri me shokë synojnë rikthimin në Ligën e Kampionëve, por duhet ta mposhtin ekipin nga Danimarka në dy ndeshje.

Ky takim nis nga ora 21:00 dhe ndeshja e parë zhvillohet në qytetin e Baselit.
Tri ndeshjet e tjera janë: Bodo/Glimt-Strum Graz, Celtic-Kairat Almaty dhe Fenerbahce-Benfica./Indeksonline/