75 Mall Live Search
08:29 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / G T

Shaqiri me shokë sonte një mision të vështirë para vetes, synojnë rikthimin në Ligën e Kampionëve

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, sonte e ka një mision të vështirë para vetes – pasi synon rikthimin në Ligën e Kampionëve me Baselin.

Ekipi zviceran sonte luan ndeshjen e kthimit të play-offit ndaj Copenhagenit, shkruan Indeksonline

Ndeshja e parë mes dy skuadrave u mbyll me shifrat e barabartë, kurse sonte ajo e kthimit zhvillohet në Danimarkë nga ora 21:00.

Përveç Shaqirit tek ekipi i Baselit luan dhe shqiptari tjetër Albian Ajeti.

Ndeshjet e tjera të play-offit sonte janë: Qarabag-Ferencvaros, Benfica-Fenerbahce dhe Club Brugge-Rangers./Indeksonline/