Shaqiri me shokë vazhdojnë t’i befasojnë fëmijët për Krishtlindje
Kanë vazhduar surprizat nga yjet e Liverpoolit për fëmijët e vegjël për festat e Krishtlindjeve.
Përveç fëmijëve që janë tifozë të Liverpoolit, lojtarët kanë befasuar edhe ata që mbështesin rivalin lokal, Evertonit.
Në këtë ngjarje, protagonist sërish ishte reprezentuesi zviceran me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, transmeton IndeksOnline.
Përveç Shaqirit, në këtë ngjarje ishin edhe Mohamed Salah dhe Andy Robertson.
Shaqiri me shokë befasuan fëmijët e vegjël derisa ata ishin duke u pyetur se për cilën skuadër bëjnë tifo – Liverpoolin apo Evertonin.
Për më shumë, ju ftojmë ta shikoni videon e mëposhtme./IndeksOnline/