Shaqiri me yjet e Liverpoolit festuan kreun e tabelës në një klube nate në Mançester
Lojtarët e Liverpoolit po shikojnë në maksimum fillimin e mirë në Ligën Premier.
Reds aktualisht janë në krye të tabelës në kampionatin elitar anglez dhe këtë arritje në fillim sezoni lojtarët kanë vendosur ta përmbyllin me një aheng në një klub nate në qytetin e Mançesterit.
Në mesin e lojtarëve që morën pjesë ishte edhe Xherdan Shaqiri, i cili ishte heroi i skuadrës në derbin ndaj Man Unitedit

Gjithashtu pjesëmarrës ishin edhe Sadio Mane, Dejan Lovren, Trent Alexander-Arnold, Joe Gomez dhe Daniel Sturridge, Divock Origi, Naby Keita, Alberto Moreno dhe Mohamed Salah.
Ndeshja e ardhshme e LFC-së është kundër Newcastles të mërkurën mbrëma.

Aktualisht skuadra e Klopp renditet në vendin e parë me 48 pikë, ndjekur nga Man City me 44 pikë.
Salah vazhdon edhe këtë sezon të jetë lojtari më në formë te skuadra angleze, tashmë ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar pesë asistime.