75 Mall Live Search
10:38 / E Martë, 23 Mars 2021 / Blerim

Shaqiri mezi po e pret verën, dy klube interesohen seriozisht për të

Xherdan Shaqiri vështirë se do të vazhdojë edhe për një sezon tjetër te skuadra e Liverpoolit.

“The Reds”-i gjatë verës planifikon një “pastrim” të lojtarëve dhe duket se futbollisti kosovar do të jetë në këtë mes, shkruan IndeksOnline

Ashtu siç shkruajnë mediat e huaja, Shaqirin janë duke e kërkuar dy klube, një është nga Premierliga dhe tjetra nga La Liga.

Bëhet fjalë për Wolvesin dhe Sevillan. Madje klubi nga Spanja ka bërë gati 25 milionë euro për dyshen e Liverpoolit, Minamino dhe Xherdan Shaqiri.

Lojtari i Kombëtares së Zvicrës (Shaqiri) këtë sezon me Liverpoolin ka zhvilluar 12 paraqitje, ku ka bërë 2 asiste.

Së fundmi, vlera e Shaqirit ka rëndë nga 18 milionë, në 14 milionë euro. Kujtojmë se kontrata i skadon në vitin 2023./IndeksOnline/