75 Mall Live Search
15:15 / E Enjte, 22 Maj 2025 / G T

Shaqiri nuk kthehet te “Helvetikët”: Dera është e mbyllur!

Xherdan Shaqiri nuk e ka ndërmend të rikthehet te Zvicra. Për këtë arsye emri i tij nuk figuroi te lista e publikuar nga Murat Yakin për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Shaqiri gjatë një interviste tha se ia ka mbyllur derën ekipit kombëtar, shkruan Indeksonline

“Jam shumë i lumtur për momentin. E kuptoj që Kombëtarja nuk ka rezultate të mira. Unë jam te Baseli dhe për momentin dera e ekipit kombëtar është e mbyllur për mua”, u shpreh Shaqiri

Ndërkohë Murat Yakin duket se tentoi ta kontaktonte futbollistin shqiptar, por nuk mori përgjigje.

Kujtojmë që Zvicra gjatë muajit qershor do të luajë ndaj Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Indeksonline/