Shaqiri po bëhet gati për sezonin e ri, realizoi supergol nga gjuajta e lirë

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol tejet të bukur në miqësoren e fundit të Chicago Fire ndaj Minnesota United.
Shaqiri shënoi gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë për rezultatin 0:3, shkruan Indeksonline
Ky gol i futbollistit shqiptar te klubi amerikan vjen pak ditë para se të filloj sezoni i ri i MLS-së.
Kujtojmë që Chicago Fire ndeshjen e parë në MLS-së për sezonin 2024 e zhvillon ndaj Philadelphia Union më 25 shkurt./Indeksonline/