Shaqiri pritet të debutojë nesër, Lyoni e fton në skuadër

Xherdan Shaqiri është ftuar nga trajneri Peter Bosz për ndeshjen kundër Nantes që zhvillohet të shtunën.
Pavarësisht faktit që mesfushori shqiptar ka vetëm 3 stërvitje me Lyonin, ai është i gatshëm për lojë dhe pritet të debutojë nesër.
Shaqiri u transferua për 11 milionë euro nga Liverpooli.
Ai do të paguhet 350 mijë euro në muaj.
/Indeksonline/
