Shaqiri rikthehet në stërvitje te Liverpooli pas disa ditësh

Xherdan Shaqiri nuk ishte paraqitur disa ditë në stërvitje te Liverpooli.
Liverpool Echo raporton se mesfushori shqiptar është rikthyer sot në qendrën stërvitore dhe ka kryer gjithë seancën, bashkë me lojtarët tjerë.
Në fund të këtij edicioni pritet që Shaqiri të largohet nga Liverpooli.
Disa skuadra evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, por Lazio po ngul këmbë.
/Indeksonline/