75 Mall Live Search
10:02 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / G T

Shaqiri s’dëshiron të kthehet në Chicago? Baseli, opsion i futbollistit shqiptar

Xherdan Shaqiri është midis dy “zjarrëve”, kthimi në MLS te Chicago apo rikthimi në futbollin europian.

Momentalisht lojtari shqiptar është duke i kaluar pushimet me familjen e tij në qytetin e Baselit, shkruan Indeksonline

“Mendoj se nëse të dyja palët duam me të vërtetë kalimin në Basel, atëherë ne do të gjejmë një mënyrë për ta mundësuar këtë trasnsferim”, tha drejtori sportiv i Baselit, Daniel Stucki

Shaqiri u pensionua nga futbolli ndërkombëtar menjëherë pas Euro-s 2024, duke mbajtur mbi supet e tij një histori të veçantë me fanellën e “helvetikëve”.

32-vjeçari ka kontratë me klubin amerikan deri në fund të këtij viti, kështu që mundësia për t’u larguar është shumë e madhe.

Por, mes tij dhe Baselit deri tani nuk ka pasur asnjë kontakt – megjithatë mbetët si një opsion ideal për t’u rikthyer në klubin ku u rrit si futbollist./Indeksonline/