23:30 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Shaqiri si Messi por më i mirë se pjesa tjetër e Barcës

Liverpool mposhti Barcelonën me rezultat 4-0 dhe u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve për herë të dytë radhazi.

Në këtë fitore kontribuan me nga dy gola Origio dhe Wijnaldum.

Xherdan Shaqiri luajti pothuajse të gjithë ndeshjen dhe dhuroi një asist. Ylli nga Kosova u vlerësua me notën 7.2.

Më i miri në këtë sfidë u vlerësua Origi me 8.9 dhe Wijnaldum 8.7.

Te Barcelona më i dobëti ishte Alba (5.6) së bashku me dy ish futbollistët e Liverpoolit, Suarez dhe Coutinho (5.9). Messi u vlerësua mesatarisht (7.3). /IndeksOnline/