12:37 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019

Shaqiri startues në ndeshjen kundër Watford

U kthy nga lëndimi, u fut në lojë dhe shënoi kundër Evertonit, kush tjetër përveq yllit kosovar Xherdan Shaqirit.

Andaj Klopp ka vendosur që sot futbollisti kosovar të luaj nga minuta e parë në ndeshjen kundër Watford.

Ndeshja do të fillojë nga ora 13:30 dhe do të jetë një mundësi e mirë për Shaqirin që të arrijë të tregoj se është një futbollist mjaftë kualitativ, kurse për Liverpoolin një ndeshje e rëndësishme për ta mbajtur dominimin në ligën angleze, pasi që deri më tani është tetë pikë larg vendit të dytë në të cilin është Leicesteri.

/Indeksonline/.