17:33 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Shaqiri thotë që njerëzit në Shqipëri dhe Kosovë çmenden për Liverpoolin

Xherdan Shaqiri në një intervistë ka folur edhe rreth tifozëve të Liverpoolit në gjithë botën.

E sipas futbollistit kosovar skuadra angleze ka shumë tifozë edhe në Shqipëri dhe Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Shaqiri në këtë intervistë e cila është publikuar në faqen zyrtare të Liverpoolit ka thënë që njerëzit në Kosovë çmenden për këtë skuadër.

“Ka tifozë të Liverpool-it kudo. Sidomos në Zvicër, kemi shumë. Gjithashtu në Shqipëri dhe Kosovë, njerëzit çmenden.  Ata ishin tifozë të Liverpoolit shumë kohë më parë, por kur erdha në Liverpool, u bën edhe më shumë” ka treguar Shaqiri.

Po ashtu Xherdan Shaqiri ka thënë që së bashku me skuadrën e Liverpoolit janë një familje./IndeksOnline/.