75 Mall Live Search
14:50 / E Shtunë, 18 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shaqiri tifoz i flaktë i Dritës, e mbështet në derbi ndaj Gjilanit

Ylli i Liverpoolit dhe Zvicrës, Xherdan Shaqiri, është përkrahës i flaktë i Dritës në Superligën e Kosovës.

Shaqiri, me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, e ka treguar gjithnjë se është tifoz i skuadrës së drejtuar nga Ardian Nuhiu në rrjetet sociale.

Edhe në derbin e sotëm ndaj Gjilanit, Shaqiri pritet ta përkrah Dritën, të paktën në rrjetet sociale.

Ndryshe, Drita dhe Gjilani përballen sot mes vete në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e sotme luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan dhe nis nga ora 17:00.