Shaqiri: Unë e mbajta Klopp për të mos u rrëzuar nga autobusi, ishte javë e çmendur për mua
Xherdan Shaqiri ka thënë se ishte ai që e ka mbajtur Jurgen Klopp duke mos e lejuar të rrëzohet nga autobusi.
Futbollisti shqiptar e ka quajtur javë të çmendur atë që ka ndodhur për të në javën që lamë pas.
Shaqa ka folur edhe për të ardhmen e tij te Liverpooli.
“Titulli dhe festimi i titullit te Liverpool ishte absolutisht një çmenduri. E keni parë edhe ju se si mbi 750 mijë njerëz dolën në rrugë për të festuar me ne. Nuk do ta harrojë kurrë në jetën time atë.
Isha unë që e mbajta trajnerin Klopp për të mos u rrëzuar nga autobusi. Jam ulur afër tij tërë kohën. Unë nuk kam pirë fare alkool, të tjerët ndoshta po. E ardhmja ime me siguri se është Liverpooli. Kam kontratë afatgjate atje. Por, në futboll kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë sakt.
Tashmë jam pak i lodhur sepse nuk kishim pushim as në dimër. Kam nevojë për disa ditë relaksi dhe jam i lumtur që do t’i shijojë.
Te Liverpooli nuk është e lehtë të luash sepse është skuadër që kërkon shumë nga futbollistët. Por, mendoj se ja kam dalur. Isha i qetë, punojë shumë dhe gjithmonë kam ndjerë besimin e Klopp.
Ndeshja ndaj Barcelonës ishte poashtu çmenduri në vete. Kjo ndodhi kundër një ekipi të madh ku askush nuk mendonte se kjo mund të ndodhte. Unë kurrë nuk do të harroj atë që përjetova atë natë. Padyshim që ishte njëra nga lojërat më të nxehta në karrierën time” ka thënë Shaqiri./Indeksonline/