75 Mall Live Search
09:02 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Sharapova dhe Gjokoviqi, dhurojnë nga 25.000 dollarë për Australinë

Australia është përfshirë nga zjarret gjatë këtyre ditëve, ku përveç dëmtimit të pyjeve ka vrarë shumë kafshë dhe më shumë se 18 njerëz.

Tenistja e njohur, Maria Sharapova ka thënë se do të dhurojë 25.000 dollarë për të ndihmuar të prekurit nga zjarri dhe këtij aksioni i ka kërkuar t’i bashkohet edhe Novak Gjokoviq.

Muaji janar në Australi ka qenë shtëpia ime për 15 vitet e fundit. Të shohësh se si zjarret shkatërrojnë tokat, familjet e bukura dhe komunitetet e kafshëve është e dhimbshme. Do të doja të filloja me dhurimin e një donacioni prej 25000 dollarë. Novak Djokovic a do të më bashkohesh?”, ka shkruar Sharapova.

Serbi i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së tenistes ruse.

Po, Maria Sharapova. Unë do të ndihmoj donacionin tuaj me 25000 dollarë për t’i ndihmuar komunitetit. Ne qëndrojmë pranë jush Australi“, është përgjigjur Djokovic. /IndeksOnline/