75 Mall Live Search
13:53 / E Premte, 26 Qershor 2026 / A

Sharje, akuza e fyerje mes Dodikut dhe Izetbegoviqit në telefon, publikohet audio-incizimi

Bakir Izetbegoviq dhe Milorad Dodik kanë shkëmbyer akuza, fyerje dhe britma gjatë një bisede telefonike, regjistrimi i së cilës u publikua në media, duke nxitur edhe më shumë tensionet politike në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Përplasja nisi pasi Izetbegoviq deklaroi se Dodiku duhet të “largohet me forcë” për shkak të bllokimit të rrugës evropiane të Bosnjës. Pas kësaj, Dodiku e telefonoi, regjistroi bisedën dhe e publikoi atë.

Gjatë telefonatës, të dy akuzuan njëri-tjetrin për pengimin e vendit, debatuan edhe për Izraelin e Palestinën dhe nuk kursyen fyerjet personale.