08:38 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Sharon Stone ironizon operacionet plastike: Nuk kam kohë as të lahem

Që Sharon Stone është në formë të shkëlqyer fizike, këtë e tregojnë më së miri fotografitë që shohim prej saj. Aktorja del e zhveshur në plazh, duke luajtur volejboll dhe duket sit ë ishte vetem 40 vjeç.

Shfaqja e saj e fundit ka qenë pak ditë më parë, në kopertinën e revistës “Haute Living”. Edhe njëherë, Stone ka mahnitur me format e saj trupore.

E pyetur nëse ka bërë operacione plastike, aktorja 59-vjeçare refuzoi të ishte prekur ndonjëherë nga bisturia, duke u përgjigjur: “Unë s’kam kohë të lahem.Unë përdor kremra të mirë dhe përpiqem të depiloj këmbët kur kujtohem.

Dhe më pëlqen të ushtrohem gjë që është çelësi për një shëndet të mirë. Sigurisht që ha edhe shëndetshëm”, ka thënë Stone.