75 Mall Live Search
12:36 / E Hënë, 04 Maj 2026 / H F

Sharon Stone ka guxim, publikon foto me bikini pa filtra!

Aktorja Sharon Stone ka publikuar një foto verore në Instagram ku shfaqet me bikini me motive ngjyrash vjollcë, jeshile dhe fuksia, pranë një pishine, transmeton IndeksOnline.

Ajo shkroi se “vera është shumë afër”, ndërsa vëmendje të madhe mori fakti që është shfaqur pa filtra, duke treguar pamjen e saj natyrale dhe shenjat e moshës.

Shumë ndjekës e kanë komentuar pozitivisht, duke e vlerësuar për promovimin e pranimit të vetes dhe imazhit natyral të gruas.

Stone më herët ka folur edhe për frikën ndaj plakjes dhe ka kritikuar standardet e shoqërisë për trupin dhe bukurinë.