12:26 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / LB

Sharon Stone thotë se i dashuri e la sepse nuk bëri botox

Sharon Stone ka treguar për revistën “Vogue Arabia” se si një mashkull më i ri me të cilin ajo po takohej e pyeti nëse përdorte botox dhe që nga ai moment marrëdhënia e tyre ndryshoi. Aktorja kujtoi sesi i tha atij se botoxi nuk ishte në preferencat e saj. Marrëdhënia përfundoi menjëherë pas kësaj, por Stone nuk lejoi që kjo të ndikonte tek ajo, duke theksuar se ajo nuk donte dikë në jetën e saj që vlerësonte vetëm bukurinë që ka.

“E takova edhe një herë pas kësaj dhe më pas ai nuk ishte i interesuar të dilte më me mua”, tha Stone për revistën. “Nëse nuk më shihni për më shumë se kaq, ju lutem gjejeni vetë rrugëdaljen.”

Ylli “Basic Instinct” pranon se i ka përdorur ato kur ishte më e re. Pas një përvoje të keqe me botox-in, e cila çoi në komplikime shëndetësore, Stone hoqi dorë.