75 Mall Live Search
18:02 / E Martë, 14 Tetor 2025 / MSH

“Sharr Travel” përkrahë protestën për çlirimtarët duke transportuar udhëtarët

Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në protestën për çlirimtarët në Tiranë, tani kanë zgjidhjen e transportit.

Drejtori i kompanisë “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, ka njoftuar se do të mbështesë protestën e 17 tetorit duke mundësuar transportin e pjesëmarrësve me autobusë për në Tiranë.

“Protestë kombëtare – 17 tetor, ora 17:00, sheshi “Skënderbeu”, Tiranë.

Drejtësi për çlirimtarët që po gjykohen në Hagë!

Sharr Travel mbështet protestën duke përkrahur Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-se me transportin e pjesëmarrësve  me autobusë për Tiranë, për drejtësi ndaj çlirimtarëve tanë!” shkroi ai.