15:28 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / AR

“Sharr Travel” zbret për 20% biletat për në Sarandë e Ksamil

Kompania turistike, “Sharr Travel”, për klientët të cilët duan të udhëtojnë drejt Sarandës dhe Ksamilit, ka ulur çmimin e biletave të autobusit për 20%.

“Të dashur klient nga sot në mbrëmje: “Sharr Travel” zbret për 20 % çmimin e biletave drejt Sarandës dhe Ksamilit.

Nga sot çmimi për një biletë Prishtinë-Sarandë do të jetë 20 Euro e kthyese 25 euro.

Ky vendim erdhi pas hapjes së rrugës Kardhiq-Delvinë që lidh Gjirokastrën me Sarandën në një kohë më të shkurtër”, thuhet në njoftimin e tyre.