13:34 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Shawn Mendes bën ‘like’ foton e ish të dashurës, reagon Justin Bieber !

Pak para se Hailey Baldwin të martohej me Justin Bieber, ishte në një lidhje me Shawn Mendes. Ata u panë bashkë në muajin maj të vitit 2018 në ‘Met Gala’.

Pas kaq kohësh, Shawn i bëri ‘like’ një fotoje të publikuar nga Justin Bieber së bashku me Hailey-n. Fansat e vunë re këtë detaj dhe filluan të komentonin se Mendes është ende i interesuar për Baldwin.

Ndonëse ai e ka mohuar interesin ndaj modeles, Justin Bieber zgjodhi t’i kthejë koment ku e korrigjonte për një gabim gramatikor.

Pas këtij veprimi të gjithë menduan se kjo ishte një ironi e qëllimshme nga Bieber për ish partnerin e gruas së tij./Indeksonline/