Shawn Mendes dhe Camila Cabello lansojnë ‘Senorita’, përfshijnë skena sensuale në klip
Disa vite pasi ata sollën këngën ‘I Know What You Did Last Summer’ në vitin 2015, Camila Cabello dhe Shawn Mendes kanë rikthyer me një tjetër bashkëpunim.
Dyshja fantastike kanë ngritur temperaturat me projektin e ri ‘Senorita’ e publikuar edhe me videoklip, transmeton Indeksonline.
Me një klip sensual, Cabello dhe Mendes edhe pse kanë një kimi në ekran, ata e kanë pranuar se xhirimi i skenave nuk ishte i lehtë.

“I gjithë xhirimi i videoklipit ishte argëtues sepse në të dy ishim shumë nervoz” deklaroj Camila.
Artistët ë famshëm kanë punuar në këtë projekt për rreth nëntë muaj, ata e përfunduan këngën përfundimisht në prill të këtij viti.
Kujtojmë që videoklipi i këngës nuk është i qasshëm në vendin tonë./Indeksonline/