75 Mall Live Search
16:50 / E Shtunë, 12 Shkurt 2022 / OSH

Shay Mitchell shihet për herë të parë në publik pas njoftimit të shtatzënisë, ekspozon barkun e rrumbullakosur

Shay Mitchell bëri daljen e parë publike të premten pasdite (11 shkurt ) në Los Angeles që kur njoftoi se është shtatzënë.

34-vjeçarja e “Pretty Little Liars” shëtiste rrugëve me një shoqe femër ndërsa shihet e veshur me sytjena sportive të bardhë dhe pantallona të zeza.

Mitchell zbuloi në fillim të kësaj jave se ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë me partnerin Matte Babel.

Ajo shtroi pamjen së saj të lehonisë një xhaketë sportive ngjyrë kafe, teksa kombinoi dukjen me një palë sandale të zeza.

Ajo tentoi të mbuloi fytyrën me syze dielli të errëta me një maskë mbrojtëse të bardhë, shkruan DailyMail.

Në momentin që ajo arriti në automjetin e saj të parkuar, Mitchell i kishte thënë lamtumirën shoqes së saj.

Themeluesja e ‘BEIS’ njoftoi se është shtatzënë me partnerin e saj, Matte në një set mahnitës fotografish të shpërndarë në fillim të javës në Instagram.

Pavarësisht momentit të lumtur në jetën e saj, Mitchell gjithashtu humbi gjyshe  e saj dhe vuri në dukje ndjenjat kontradiktore që po përjetonte.

“Të thuash lamtumirë një të dashur ndërsa njëkohësisht përjeton gëzimin e mirëseardhjes së një tjetri në këtë botë është cikli i madh i jetës. Është gjithashtu sezoni im më sfidues deri më sot”, shkroi ajo.