18:55 / E Shtunë, 18 Shtator 2021 / OSH

SHBA, 15-vjeçari vret prindërit e motrën dhe publikon foto në rrjetet sociale – vret veten

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Teksas të SHBA-së, ku një 15-vjeçar ka vrarë me armë prindërit dhe motrën e tij më të vogël. Arsyet e vrasje nuk dihen ende, por adoleshenti pas krimit të kryer, e postoi në rrjetet sociale ngjarjen makabre me trupat e vdekur të familjarëve. Krahas fotove ai paralajmëronte se do të shkonte në shkollë dhe do të bënte të njëjtën gjë.

15-vjeçari vrau babanë e tij 63-vjeçar, nënën Janna Colburn, 53 vjeçe dhe motrën e tij Emma Colburn, 13 vjeçe.


Postimi i fotove vuri në alarm policinë, që i shkuan në shtëpi pak minuta pas krimit duke kërkuar dorëzimin e adoleshenti, i cili nuk lëshonte armën nga dora. Për të mos rënë në prangat e policisë, 15-vjeçari Uilliam Colburn vrau edhe veten.