18:28 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

SHBA: 16.8 milionë njerëz mbesin të papunë

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se edhe 6.6 milionë persona kanë bërë kërkesë për përfitime shtetërore, pasi kanë humbur vendet e punës.

Kjo shifër e dërgon në 16.8 milionë numrin e personave të papunë në SHBA, shifër e pashembullt deri më tani.

Për dallim nga këto të dhëna, si pasojë e krizës financiare të vitit 2008, patën humbur vendet e punës nëntë milionë persona.

Duket theksuar se jo të gjithë ata që do të aplikojnë do të përfitojnë, shkruan CNN.

Ndërsa javën e kaluar, 7.5 milion punëtorë paraqitën për javën e dytë të përfitimeve të papunësisë ose më shumë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, aktualisht në SHBA është raportuar për 432,438 të infektuar dhe 14,808 të vdekur.