08:37 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

SHBA, 52.982 raste me Covid-19 gjatë 24-orëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar një rekord të ri të numrit të rasteve të konfirmuara me Covid-19 brenda 24- orëve, plot 52. 982.

Rastet e konfirmuara në SHBA kanë arritur në 2.682. 270, ndërkohë që janë regjistruar 128.028 vdekje – që është dyfishi i numrit të vdekjeve të regjistruara në Brazil që është në vend të dytë për nga numri i vdekjeve.

Këto të dhëna janë nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA, që ka përcjell të dhënat globale të zhvillimit të virusit.

Infeksioni nuk është duke u ngadalësuar në SHBA. Në fillim të kësaj jave zyrtari i lartë shëndetësor dr. Anthony Fauci paralajmëroi se vendi së shpejti mund të regjistrojë 100.000 raste në ditë.

Përhapja e vazhdueshme e koronavirusit po bën që disa shtete të mos i zbatojnë planet për rihapje, pavarësisht dëmeve të mëdha ekonomike.