SHBA: Arratiset nga burgu ish-shefi i policisë, i dënuar për vrasje dhe përdhunim

Një ish-shef policie, nga një qytet në Arkansas, u arratis nga burgu të dielën.
Ai ishte në vuajtje të dënimit disa vjeçar, pas akuzave për vrasje dhe përdhunim.
Agjenci të shumta në të gjithë shtetin, përfshirë policinë shtetërore dhe disa zyra sherifi, po koordinohen në kërkimin e Hardinit, shkruan CNN-i, transmeton IndeksOnline.
Arratisja ndodhi vetëm disa ditë pasi 10 të burgosur u arratisën nga një burg në New Orleans.
Hardin u arratis nga burgu i njësisë qendrore veriore në Calico Rock, rreth orës 15:40 të pasdites.
Autoritetet zbuluan se Hardin ishte zhdukur gjatë një numërimi rutinë të të burgosurve, afërsisht 15-20 minuta pasi ai u largua nga rrethi.
Një imazh i siguruar nga kamerat e sigurisë shfaq Hardin të veshur me pantallona të zeza, një bluzë të zezë dhe një kapelë të zezë bejsbolli, si dhe një jelek që duket si antiplumb.
Autoritetet besojnë se ai doli përmes një porte të kontrolluar dhe të sigurt.