SHBA bën thirrje për mbylljen e UNMIK-ut në Kosovë

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së po diskutohet për Kosovën.
Anëtarët e Këshillit po shqyrtojnë raportin për Kosovën, të përgatitur nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Përveç vlerësimit të punës së EULEX-it, është shqyrtuar edhe çështja e misionit të UNMIK-ut, shkruan IndeksOnline.
Nga SHBA-ja deklaruan nevojën për mbylljen e misionit të UNMIK-ut, duke deklaruar se nuk është më e nevojshme të funksionojë ky mision.
Sipas SHBA-së, UNMIK-u po shpenzon mjaftueshëm, ka përmbushur të gjitha kërkesat tash e sa kohë, dhe nuk ka ndonjë impakt më në Kosovë.
Me këtë teori u pajtua edhe përfaqësuesi i Sllovenisë, duke thënë se UNMIK-u më nuk implementon detyrat fillestare që i ka pasur, meqë nuk ka më nevojë.