75 Mall Live Search
11:53 / E Martë, 26 Prill 2022 / OSH

ShBA beson se Ukraina mund ta fitojë luftën

Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, ka sinjalizuar se ka besim të plotë në aftësinë e Ukrainës për të mundur Rusinë.

Duke nisur bisedimet e mbrojtjes me më shumë se 40 vende, ai vlerëson se rezistenca e ukrainasve ka sjellë frymëzim në botën e lirë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

“Ukraina beson qartë se mund të fitojë, dhe po ashtu të gjithë këtu”.

Komentet e tij i bëjnë jehonë atyre të ministrit të forcave të armatosura britanike, James Heappey, i cili më herët i tha Sky News se nuk është e pashmangshme që Rusia të marrë zona të rajonit të Donbasit.

Ai tha se ka “çdo mundësi që ukrainasit të largojnë trupat ruse”.