SHBA dërgon aeroplanmbajtës në Lindjen e Mesme
Shtetet e Bashkuara dërguan një aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme në një mesazh të qartë për Iranin, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.
Bolton në një deklaratë të lëshuar tha se SHBA do të dërgojë aeroplanmbajtësen ‘Abraham Lincoln’ dhe bombarduesit në Komandën Qendrore të Shteteve të Bashkuara, i cili përfshin Lindjen e Mesme.
Këshilltari i sigurisë kombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump ka thënë se kjo ishte një përgjigje ndaj një eskalimit dhe paralajmërimeve, por nuk dha detaje.
“SHBA nuk po kërkon luftë me regjimin iranian, por jemi plotësisht të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo sulmi të Gardës Revolucionare Islamike apo forcave të rregullta iraniane dhe nëse ajo zbatohet përmes një ndërmjetësi”, tha Bolton.
Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë në nivelin më të ulët. Një vit më parë, Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje bërthamore iraniane e arritur me fuqitë botërore, duke besuar se marrëveshja ishte shumë e dobët.
Nënshkruesit tjerë të marrëveshjes, duke përfshirë aleatët evropianë të Uashingtonit, kanë respektuar deri tani marrëveshjen dhe Teherani gjithashtu e respekton sipas inspektorëve ndërkombëtarë. /Indeksonline/