75 Mall Live Search
10:34 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

SHBA-ja dërgon trupa në Siri,për të mbrojtur naftën

Senatori republikan, Lindsey Graham, tha se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) po përgatit një plan për të mbrojtur burimet e naftës në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Grahami ishte një nga 10 senatorët që mori pjesë në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së gjeneralin, Mike Milley.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Milley po përgatit një plan për të parandaluar që nafta në zona të caktuara të Sirisë të kalojë nën kontrollin e DEASH-it ose Iranit”, tha Grahami, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e burimeve të naftës në Siri.

Ai nuk ka ndarë informacione të detajuara lidhur me planin, ndërkohë që sipas lajmeve në mediat amerikane pretendohet se një brigadë e blinduar e përbërë prej 30 tankesh Abramsi, do të dërgohet për mbrojtjen e fushave të naftës në fjalë.

Nëse realizohet plani në fjalë, thuhet se do të sigurohet një rritje e rëndësishme në fuqinë e zjarrit të SHBA-së kundër Rusisë dhe regjimit sirian në rajon.