12:50 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

SHBA dhuron donacion instrumente kirurgjike për Klinikën e ORL-së

Klinika e Otorinolaringologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,  ka pranuar një donacion me intrumente kirurgjike për Kirurgji të Qafës dhe Sinuseve Paranazale, nga “Brother’s Brother Fondation”  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Donacioni është  iniciuar dhe realizuar  nga Prof. Dr.EugeneMyers,  nga Qendra Mjekësore Universitare e Pitsburgut SHBA, falë bashkëpunimit  dhe mbështetjes të ofruar nga Ambasadorja  e Kosovës në SHBA,  Vlora Çitaku.

Profesor Myers,  ishte në vizitë në Kosovë dhe Klinikën e ORL-së,  vitin e kaluar, në  shoqërim dhe përcjellje të Prof. Adem Limanit, ku edhe mbajti një ligjëratë profesionale nga lëmi i Onkologjisë së Kokës dhe Qafës.

Që nga atëherë Prof. Myers,  premtoi se do të angazhohet për ta ndihmuar Klinikën ORL-së.

SHSKUK dhe Klinika e ORL-së, falënderojnë  Prof. Myers, “Brother’s Brother Fondation” dhe Ambasadën e Kosovës në SHBA për realizimin e këtij donacioni të vlefshëm për Klinikën e ORL-së./Indeksonline/