11:35 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

SHBA-ja do të blejë 100 milionë doza të vaksinës nga kompania “Johnson & Johnson”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ka njoftuar se ka udhëzuar Departamentin amerikan të Shëndetit dhe shërbimeve njerëzore për blerjen e 100 milionë dozave të vaksinës “Johnson & Johnson” në kuadër të luftës kundër pandemisë së COVIDIt-19.

Bideni, zhvilloi një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, pas takimit të tij me drejtorin e kompanisë “Johnson & Johnson”, Alex Gorsky, dhe drejtorin e një ndër kompanive më të mëdha farmaceutike “Merck”, Ken Frazier, shkruan CBSNews, transmeton Indeksonline.

Ai falënderoi të dy kompanitë në fjalë në lidhje me punën e përbashkët për prodhimin e vaksinës.

Të dy kompanitë farmaceutike njoftuan në fillim të këtij muaji se do të ishin partnerë për të rritur prodhimin e vaksinës së koronavirusit me dozë të vetme të “Johnson & Johnson”-it.

“Sot ne po shohim dy kompani shëndetësore, konkurrente që vijnë së bashku për të shkruar një kapitull më shpresëdhënës”, tha Bideni.

Ndër të tjera presidenti e quajti marrëveshjen një bashkëpunim historik, gati të pashembullt.

Çdo tepricë e vaksinës. do t’u shpërndahet vendeve të tjera, ka thënë Bideni.
Ai, duke rikujtuar një deklaratë të tij më parë se deri në maj do të kenë rezerva vaksinash sa për të gjithë amerikanët.

Presidenti amerikan njoftoi, gjithashtu se programit të vaksinave të Kombeve të Bashkuar “Covax” i kanë kontribuar 4 miliardë dollarë.

Ai tërhoqi vëmendjen se pandemia COVID-19 është një problem serioz.

“Ky virus nuk është diçka që mund të parandalohet me mur ose gardhe më të larta, derisa bota është e sigurt, askush nuk do të jetë plotësisht e sigurt. Ne fillimisht do të fillojmë me vaksinimin e amerikanëve më pas do të mundohemi ta ndihmojmë pjesën tjetër të botës”, u shpreh Bideni./CBSnews/Indeksonline