75 Mall Live Search
22:54 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / F.R

SHBA drejt një marrëveshjeje me Kinën për TikTok, konfirmon Sekretari i Thesarit

Shtetet e Bashkuara janë afër arritjes së një marrëveshjeje me Kinën për TikTok, tha Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Besant, dy ditë para bisedimeve tregtare me një delegacion kinez në Madrid.

Megjithatë, nëse nuk arrihet një marrëveshje për TikTok, kjo nuk do të ndikojë në marrëdhënien e përgjithshme të SHBA-së me Kinën, e cila është “shumë e mirë në nivelet më të larta”, shtoi sekretari i SHBA-së.

Administrata Trump pritet të zgjasë afatin e 17 shtatorit për kompaninë kineze ByteDance për të shitur ose mbyllur asetet amerikane të aplikacionit të njohur të videove TikTok, tha një burim i njohur me çështjen për Reuters.

Nëse zgjatja konfirmohet, do të jetë hera e katërt që Presidenti Donald Trump i jep ByteDance një afat tjetër, i cili fillimisht ishte vendosur në janar 2025, për të shitur ose mbyllur platformën.