ShBA e përsërit edhe në OKB: Të hiqet tarifa ndaj produkteve serbe
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB,
Jonathan Cohen ka thënë se duhet të përmisohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë, derisa ka shprehur besimin e tij se një marrëveshje do të arrihet gjatë këtij viti.
Ai tha se Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm në dialogun me Serbinë dhe se pajtohet me kolegun e tij nga Gjermania.
Sipas tij, heqja e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovines do të përmisonte raporte dukshëm me këto shtete, transmeton Indeksonline.
“Është dëshpëruese që kur dialogu kërkon përmirësime ne dëgjojmë këtu gjuhë shumë kundërthënës dhe kjo është shumë fatkeqe dhe pajtohem me kolegun gjerman. Ne të gjithë e mirënjohim faktin se UNMIK-u ka përmbushur obligimin e vet dhe gjithsesi përmes ekipit të OKB-së mund të bëhet punë tjetër por jo përmes UNMIK-ut. Siç ka kërkuar Amerika edhe më herët ne dëshirojmë të kemi vlerësim rishikimet të strategjisë dhe një exit plan të UNMIK në Kosovë dhe që të punohet më shumë në normalizimin e raporteve të Kosovës dhe Serbisë. Është momenti i duhur siç ka thënë Trump që të arrihet një marrëveshje dhe kjo është e mundshme në vitin 2019”, ka thënë ai. Por duke theksuar se duhet një anulim i taksës i Kosovës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.