75 Mall Live Search
19:41 / E Premte, 25 Mars 2022 / k.v

SHBA e sheh Rusinë duke u fokusuar në lindjet Ukrainës

Ushtria amerikane vlerëson se Rusia po i jep përparësi marrjes nën kontroll, rajoneve lindore Donbas dhe Donetck më shumë se Kievit.

CNN citon monitorimet e ushtrisë amerikane që vlerësojnë se ushtria ruse po përpiqet të krijoj më shumë terren në lindje që të mund të krijojë ndikim në negociata dhe për të shkëputur forcat ukrainase në lindje nga pjesa tjetër e vendit.

Rusia tha më herët se faza e parë e operacionit të saj ushtarak ishte kryesisht e përfunduar dhe se tani do të fokusohet në “çlirimin” e plotë të rajonit separatist lindor Donbas të Ukrainës ku prej vitesh po mbështet direkt forcat pro ruse.