23:53 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

SHBA fushatë kundër kompanisë Huaweit

Qeveria amerikane ka filluar një fushatë të jashtëzakonshme sensibilizimi me vendet aleate për të bindur kompanitë respektive të telekomunikimit që të mos përdorin pajisjet e prodhuara nga kompania kineze Huawei, sipas “Wall Street Journal” (WSJ) që citon burime pranë kësaj dosjeje.

Funksionarët amerikanë kanë informuar, në lidhje me rreziqet mbi sigurinë kibernetike, homologët e tyre qeveritarë dhe krerët e telekomunikacionit në vendet fqinje si Gjermania, Italia dhe Japonia ku prodhimet e Huawei-t përdoren gjerësisht.

“SHBA-ja është duke shqyrtuar hipotezën për të rritur ndihmat financiar për zhvillimin e telekomunikimit në vende që evitojnë pajisjet e prodhuara në Kinë, të cilat rrisin rrezikun për spiunazh kibernetik”, shkruan “Wall Street Journal”.

Në shqetësimet kryesore të Uashingtonit është përdorimi i produkteve kineze të telekomunikacionit në vendet që presin baza ushtarake amerikane.

“Departamenti i Mbrojtjes ka satelitët dhe rrjetin e tij të komunikimit për komunikimet delikate, por pjesa më e madhe e trafikut në shumë baza ushtarake udhëton nëpërmjet rrjeteve tregtare”, shpjegon e përditshmja.

Paralajmërimi i vendeve aleate për Huawei, që në SHBA ka shumë vështirësi që të tregtojë smartfonët e tij, vjen në kuadër të tensioneve ekonomike në rritje mes Uashingtonit dhe Pekinit, që është shfaqur në vendosjen e taksave doganore.

Temat: