SHBA garanton mbështetje për Poloninë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dronët rusë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, ka reaguar pas incidentit të fundit ku dronë rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë, duke deklaruar se Uashingtoni qëndron fuqishëm pranë aleatëve të tij.
Në një reagim në rrjetin social X, Whitaker theksoi se mbrojtja ajrore e NATO-s ka neutralizuar dronët rusë gjatë natës dhe se Aleanca është e gatshme të veprojë për të garantuar sigurinë e territorit të saj.
“Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë të NATO-s përballë këtyre shkeljeve të hapësirës ajrore dhe do ta mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, ka shkruar Whitaker në X.