08:47 / E Mërkurë, 11 Tetor 2017 / indeksADMonline

SHBA hedh poshtë akuzat e Rusisë se nuk po lufton Shtetin Islamik

Pentagoni ka hedhur poshtë akuzat e Kremlinit, duke i quajtur “ krejtësisht të rreme”, ndaj deklaratave të tyre se SHBA-ja po “shtiret” kinse po lufton Shtetin Islamik në Siri dhe Irak.

Në një deklaratë, ministria e mbrojtjes e Rusisë ka thënë se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja ka bërë më pak sulme ajërore që kur forcat e mbështetura nga Rusia, kanë marrë provincën Deir al- Zour.

“Të gjithë e shohin se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, po bën kinse po lufton Shtetin Islamik në Irak, por po vazhdon të luftojë Shtetin Islamik në Siri, për disa arsye”, ka thënë gjenerali, Igor Konashenkov.

Zëdhënësi i pentagonit, koloneli Robert Manning, i ka quajtur akuzat e Rusisë “ krejtësishtë të rreme”.

Pentagoni ka thënë se i bën publike numrin e sulmeve ajërore nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja./rel