SHBA i jep dritën jeshile Ukrainës: Kievi të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi

Administrata Trump ka hequr një kufizim të rëndësishëm duke lejuar Ukrainën të përdorë disa raketave me rreze të gjatë veprimi të ofruara nga aleatët perëndimorë.
“The Wall Street Jornual” shkruan se kjo i jep mundësinë Kievit të përshkallëzojë sulmet ndaj objektivave brenda Rusisë dhe të rrisë presionin mbi Kremlinin.
Ukraina përdori të martën një raketë lundrimi Storm Shadow të furnizuar nga Britania për të goditur një uzinë ruse në Bryansk që prodhonte eksplozivë dhe karburant raketash, njoftoi më herët Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.