75 Mall Live Search
19:32 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / MSH

SHBA i ofron ndihmën e parë konkrete Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka konfirmuar ndihmën e parë të SHBA-së, drejt Ukrainës.

“Sapo është diskutuar me forcimin e sanksioneve, ndihmën konkrete të mbrojtjes dhe një koalicion kundër luftës. Faleminderit ShBA, për mbështetjen e fortë për Ukrainën”, ka thënë Zelensky.

SHBA mbrëmë ka marrë vendim edhe për një mori sanksionesh ndaj Rusisë, pas agravimit të situatës me Ukrainën.