16:26 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

SHBA ia “ngreh veshin” pasuesit të Soleimanit: Edhe ty të pret i njejti fund, nëse ndjek rrugën e tij

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Iranin, Brian Hook kërcënoi Esmail Ghaani, gjeneral brigade në Komandën e forcës Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit i cili është emëruar në vend të Qasem Soleimanit, raporton AA.

Hook ka folur për gazetën saudite “Sharkul Avsat”, ku për vrasjen e Soleimanit gjatë një sulmi që SHBA-ja ndëmori në aeroportin e Bagdadit. Ai tha se “Kjo ka formuar një boshllëk të pazëvendësueshëm për regjimin e Iranit”.

“Nëse edhe Esmail Ghaani ndjek rrugën për të vrarë amerikanët, ai do të përballet me të njëjtin fund”, tha Hook duke kërcënuar gjeneralin Ghaani i cili është emëruar në vend të Soleimanit.

“Ne do të mbajmë përgjegjës regjimin iranian dhe forcat përfaqësuese të tij për sulmet ndaj amerikanëve ose interesave të SHBA-së në rajon”, shtoi ndër të tjera Hook.

Në pyetjen lidhur me protestat anti-qeveritare në Iran, Hook i ka cilësuar protestuesit “heronj” dhe theksoi se SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj ndaj tyre, transmeton IndeksOnline.

Tensionet në rajon tashmë të rritura midis SHBA-së dhe Iranit u përshkallëzuan në nivel të lartë pasi gjenerali iranian, Qasem Soleimani, u vra në një sulm amerikan në Bagdad më 3 janar.

Në kundërpërgjigje të vrasjes së Soleimanit, komandantit të forcës elitare Kuds të Gardës Revolucionare, Irani më 8 janar lëshoi dhjetëra raketa balistike ndaj bazave në Irak ku janë të vendosura trupat amerikane.